Transmetuar më 27-10-2021, 08:23

Që në fillim të “Big Brother VIP”, Fifi ka qenë banorja më dinamike. Ajo ka dhënë spektakël, por edhe ka debatuar shumë me banorët e tjerë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme u transmetuan disa momente nga dhoma e rrëfimit, ku këngëtarja e dashur për publikun fliste për familjen, sesa e lidhur është me të.

“Kanë hequr dhe lekun e bukës që unë të bëhem dikushi. Babi është shoku im më i mirë. E kanë përjetuar keq kur erdha në Shqipëri 20 vjeçe. Nuk kisha lekë tu shkoja, nuk kishin lekë të vinin. Kam nxjerr dhe lek pi vorrit vetëm që atyne mos tu mungonte gjë. I ngjaj shumë të dyve, kom marr shumë nga ta”, rrëfeu Fifi.

E ishte pikërisht babai i saj, ai që “vëllai i madh” kishte vendosur që ta dërgonte në shtëpinë e “Big Brother VIP” që të surprizonte këngëtaren. E teksa të gjithë po prisnin një takim emocionues, babai i Fifit nisi menjëherë me kritika.

“Nuk je Filloreta që njoh unë. Ti duhet me mbështet njerin. Me qenë Leta babit. Ti ke hy në gjynah bab me do sene. Nuk je sjell mirë, nuk të kam edukuar me këto gjeste bab. Ti je çika jeme, duhet me tregu vetveten”, i tha ai.

“Unë kam bo do sene e kam kërku falje, po ka qenë shumë shtir mu përshtat bab”, i përgjigjet Fifi.

“Ti duhesh me më premtu që do jesh Filloreta jem”, i tha ai teksa po largohej dhe Fifi i thotë: “Ta premtoj”.

Më pas kur mbaroi surpriza, ajo hyri në shtëpi dhe banorët e pritën krahë hapur e të përlotur dhe e para që e përqafoi ishte Semi.