Transmetuar më 26-10-2021, 17:43

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj të marte parkun e qytetit të Shkupit afër stadiumit.

Mediat vendase bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se po digjen disa godina të braktisura që ndodheshin në këtë zonë.

Ndër të tjera mësohet se për shuarjen e flakëve po punojnë 4 automjete zjarrëfikëse.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.