Transmetuar më 26-10-2021, 14:18

Vijon kriza e madhe te Manchester United. “Djajtë e Kuq” në fakt po kthehen nga tri humbje në katër ndeshjet e tyre të fundit në Premier Ligë, si dhe disfata poshtëruese 5-0 në shtëpi, ndaj Liverpool.

“Reds” i mbyllën 45 minutat e para me fitoren 4-0, duke i dërrmuar pa mëshirë vendësit. Pozicioni i trajnerit Solskjaer në stolin e klubit anglez tashmë është vënë në dyshim të madh. Humbja e rëndë ndaj skuadrës së Klopp rrezikon të lërë pasoja të rëndësishme.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë bërë “virale” pamjet e Cristiano Ronaldos që lëviz duart në mënyrë “tallëse” pas njërit prej tre golave ​​të Salah. Portugezi lëviz krahët nga njëra anë në tjetrën në shenjë dekurajimi. Se kujt po i drejtohej ashtu, nuk është ende e qartë.

Disa argumentojnë se ishte i zemëruar me Solskjaer që zgjodhi taktikën për ta sulmuar Liverpool-in hapur, në të gjithë fushën; sipas të tjerëve ishte i zemëruar me mbrojtësit e tij, ndërsa një hipotezë tjetër nënkupton qortimin e bashkëlojtarit dhe bashkatdhetarit, Bruno Fernandes, i cili bëri shumë gabime.

Se me kë e kishte CR7, vërtet mbetet mister. Megjithatë, pavarësisht se Solskjaer kishte marrë të gjithë fajin për humbjen ndaj Liverpool-it, Cristiano Ronaldo donte t’u kërkonte falje tifozëve të “Djajve të Kuq” për disfatën e rëndë.

Përmes rrjeteve sociale, ai do të shkruante: "Ndonjëherë rezultati nuk është ai për të cilën ne luftojmë. Ndonjëherë rezultati nuk është ai që duam. Dhe kjo është përgjegjësia jonë, vetëm e jona, sepse nuk ka asnjë tjetër për ta fajësuar. Tifozët tanë ishin edhe një herë fantastikë, duke na mbështetur vazhdimisht. Ata meritojnë shumë më tepër se kaq. Është koha për t’i bërë të lumtur ata. Koha është tani".