Transmetuar më 26-10-2021, 11:38

Zhduket në rrethana misterioze një vajzë në Kosovë.

Policia ka njoftuar se një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren.

Sipas dëshmive, vajza është nisur për në shkollë dhe më pas nuk është kthyer më.

Policia njofton se në rrugën Tahir Sinani, Prizren ankuesja femër nga Kosova me datën 25.10.2021 ka raportuar se me datën 23.10.2021 vajza e saj kishte shkuar në shkollë, por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj”.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.