Transmetuar më 26-10-2021, 11:23

Një lajm i hidhur ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një fëmijë 5 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Sipas raportimeve, mituri ishte shtruar në spitalin e Sarandës rreth 8 ditë më parë, pas infektimit me koronavirus.

Për shkak të gjendjes së rënduar ai u transportua me helikopter drejt Tiranës e më pas drejt Turqisë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës.

Fëmija nuk kishte sëmundje të tjera por vuante nga obeziteti dhe peshonte rreth 54kg.

Sipas kreut të pneomologjisë në Sarandë, dr. Niko Kuri ai u soll në spital me probleme serioze të frymëmarrjes dhe temperaturë të lartë. Dy teste të njëpasnjëshme të kryera në Sarandë rezultuan negative por ai u konfirmua pozitiv me Covid në QSUT, pas testit PCR.