Transmetuar më 26-10-2021, 08:47

“Wandagate” prej disa ditësh ka tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën. Postimi i fundit i Wanda Nara ndoshta e mbyll përfundimisht “telenovelën”.

Bashkëshortja e Mauro Icardit, në një postim të gjatë në Instagram, zbulon shumë prapaskena të historisë dhe vendimin përfundimtar të historisë më të ndjekur të dashurisë së javës së fundit.

"Fotografitë që kam publikuar muajt e fundit tregojnë se sa mirë dhe sa të lumtur kemi qenë. Pas asaj që ndodhi, u lëndova shumë. Çdo ditë bëja kërkesën për divorc nga Mauro.

Kur ai e kuptoi se nuk kishte më kthim, se nuk mund të vazhdonim kështu, se ndarjen, nëse ishte e vetmja mënyrë për t’iu dhënë fund kaq shumë dhimbjeve, duhej ta bënim atë.

Shkuam tek avokati. Për dy ditë, Mauro pranoi të gjitha kushtet dhe firmosëm. Ditën tjetër ai më shkroi një letër, që askush nuk ma kishte shkruar më parë: "Të dhashë gjithçka dhe ti meriton gjithçka, shpresoj të jesh e lumtur, sepse kjo do të më bënte të lumtur".

Pikërisht këtu unë kuptova një gjë: që duke pasur gjithçka, nuk mund të kisha asgjë nëse nuk jam me të. Jam e sigurt që kjo kohë e keqe që po kalojmë do të na forcojë si çift dhe si familje.

E rëndësishme është që të dy kishim lirinë për t’i dhënë fund historisë sonë 8-vjeçare, por me shpirtin tonë dhe të lodhur nga të qarat, zgjodhëm lirisht të vazhdojmë së bashku përsëri. Unë të dua".