Transmetuar më 25-10-2021, 23:08

Afganistani po përballet me një krizë ekonomike dhe situata sa vjen e përkeqësohet që pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Shumë familje afgane po vuajnë nga mungesa e ushqimit e kjo krizë ka vënë në pah rastet tronditëse ku familjet detyrohen të shesin fëmijët e tyre për të përfituar ekonomikisht.Afganistani po përballet me një krizë ekonomike dhe situata sa vjen e përkeqësohet që pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Shumë familje afgane po vuajnë nga mungesa e ushqimit e kjo krizë ka vënë në pah rastet tronditëse ku familjet detyrohen të shesin fëmijët e tyre për të përfituar ekonomikisht.

Lajmi se një familje afgane ka shitur vajzën e tyre për 500 dollarë ka bërë xhiron në rrjet duke prekur zemrën e mijëra qytetarëve. Të gjendur përballë kësaj situate prindërit e foshnjës thonë se nuk kishin zgjidhje tjetër, pasi fëmijët e tjerë po vdisnin nga uria.Fëmijët e tjerë ishin duke vdekur nga uria andaj u detyruam ta shisnim vajzën time. Si të mos jem e mërzitur, ajo është fëmija im”, ka thënë nëna e vajzës për BBC.

“Ne jemi të uritur. Për momentin ne nuk kemi as miell e as vaj në shtëpi. Ne nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se si do të jetë e ardhmja e saj. Unë nuk e di se si do të ndihet për këtë, por më duhej ta bëja”, ka thënë babai i vajzës.

Sipas BBC raste të tilla janë të shumta pavarësisht faktit se ato nuk bëhen publike.