Transmetuar më 25-10-2021, 18:23

Rritet sërish numri i vdekjeve nga Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona, 2 më shumë se një ditë më parë.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve"

Nga ana tjetër, numri i infeksioneve ka pësuar ulje. Ministria raporton se nga 2,640 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 264 qytetarë.

"Rastet janë regjistruar në këto bashki: 133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnje, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh."

Janë 7098 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Të shëruar

Janë shëruar 192 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Tetor 2021) Raste të reja ditore 264 Të shëruar në 24 orë 192 Të shtruar në spitale 155 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 2,640

Testime totale 1,285,961 Raste pozitive 181,960 Raste të shëruara 171,982 Raste Aktive 7098 Humbje jete 2,880

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,604 Fier 900 Durrës 706 Shkodër 440 Elbasan 302 Gjirokastër 221 Korçë 191 Lezhë 183 Vlorë 174 Berat 171 Kukës 131 Dibër 75