Transmetuar më 25-10-2021, 17:33

‘The Simpson’ kanë habitur me parashikimet e tyre me ngjarjet e mëdha botërore.

Ndër të tjera duket se filmi ka parashikuar edhe satelitin shqiptar në hapësirë.

Në episodin “The Exchange Student”, Bart Simpson ndërrohet me një student nga Shqipëria, i cili rezulton të jetë agjent sekret i regjimit komunist shqiptar.

Në një moment, ai komunikon me Shqipërinë, përmes një sateliti të stampuar me shqiponjën dykrenare.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë do të bëhet shumë shpejt me dy satelitë në hapësirë, “Albania 1” dhe “Albania 2”, e mesa duket dikujt i është kujtuar ky episod i Simpsons.

Ndiqni videon nga minuta 03:00: