Transmetuar më 25-10-2021, 15:42

Kthesë e re në "telenovelën" Wanda-Icardi. Futbollisti i PSG ka ndarë një “story” në Instagram, ku ndërthur dorën e tij me atë të bashkëshortes. “Mëngjes me dashuri”, ka shkruar sulmuesi, i cili duket se ka bërë gjithçka ditët e fundit për të rifituar gruan-agjente, pas flirtit me këngëtaren dhe aktoren argjentinase China Suarez.

Wanda Nara duket e gatshme të pajtohet me bashkëshortin e saj, por për momentin ka preferuar të mos bëjë asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje. Ndërkohë, edhe Eros Ramazzotti e theu heshtjen për marrëdhënien e tij me Wanda Nara.

Eros Ramazzotti allo scoperto: "La verità su Wanda Nara"

Sipas disa thashethemeve kishte pasur një afrim mes Wanda dhe ish-bashkëshortit të Michelle Hunziker. Megjithatë, Ramazzotti i mohoi kategorikisht insinuatat e ndryshme:

“Edhe një herë ndihem i detyruar të mohoj disa thashetheme surreale në lidhje me sferën time private. Unë kam njohje me zonjën Wanda Nara prej rreth një dekade. Për një kohë kemi frekuentuar edhe të njëjtën palestër në Milano, në zonën e “San Siro”.

Ajo ishte dhe është një tifoze e imja, ekziston nderimi dhe respekti i madh mes nesh. Ndaj u ndjeva i detyruar ditët e fundit të shpreh solidaritetin tim në këtë moment të dhimbshëm dhe kompleks të jetës së saj.

Insinuatat që qarkullojnë në rrjet dhe në disa gazeta në lidhje me marrëdhënien time me zonjën Nara janë totalisht të pabaza, por edhe të pahijshme e të pavend”. Asnjë koment për këtë çështje nuk erdhi nga Wanda Nara.