Transmetuar më 25-10-2021, 13:46

Adriano pozon me një gjerdan (varëse) floriri të trashë, me vlerë mbi 30.000 euro. Ish-sulmuesi i Interit dhe Selecao ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, duke postuar foto, në të cilat ekspozon me mburrje varësen e madhe prej floriri, por ajo nuk është e vetmja që posedon.

“Perandori”, sikurse duket në foto,  ka dy gjerdanë të tjerë rreth qafës. Njëri është prej ari dhe me më shumë se 300 diamantë të bardhë e rubin. Në të është shkruar emri i ish-futbollistit të shquar.

Po ashtu, në të shihet imazhi i Kishës së Penhas, pranë Vila Cruzeiro, një komunitet në zonën veriore të Rios. Kjo varëse e çmuar vlen rreth 18 mijë euro. Tjetra, pak më diskrete, mban pseudonimin “Didico”, siç i pëlqen ta thërrasin atë dhe vlerësohet 12 mijë euro.

Ish-sulmuesi braziliani, tani 38 vjeç, u tërhoq nga futbolli në vitin 2014, pas një karriere mbresëlënëse me klubet, duke përfshirë Flamengo, Inter dhe Roma. Ai ka luajtur 53 ndeshje me kombëtaren e Brazilit.