Transmetuar më 25-10-2021, 12:56

Dele Alli doli ka nisur një lidhje me modelen Nicole Berry. E gjitha kjo ndodhi pas disa daljeve dhe puthjes publike me vajzën e Pep Guardiolës. Mesfushori i Tottenham duket se e ka ndërprerë marrëdhënien e tij me María Guardiolën. Menaxheri i tij e ka bërë të qartë se është beqar.

Pak më shumë se një muaj më parë, vajza e Pep Guardiolës dhe Dele Alli u kapën nga paparacët në momente romantike. Fotot u publikuan në “Daily Mail”. Më pas, mesfushori i Tottenham u takua me aktoren dhe modelen Nicole Berry, të cilën e kontaktoi në Instagram.

Model Nicole Berry in the black reversible #NicoleDress | Nicole dress,  High neck dress, Fashion

Burime pranë mediave britanike thonë se Alli ka kontaktuar me Nicole përmes rrjeteve sociale. Në fillim ajo e kishte injoruar. Me kalimin e ditëve dhe ngulmimin e futbollistit anglez, përfundimisht aktorja shkoi në takim.

"Ajo i injoroi katër mesazhet e para të mesfushorit të Tottenham. Megjithatë, në fund i tha po takimit dhe e shijoi atë. Pasi një fotograf i vuri re ato, Nicole bëri një hap prapa”, – thotë burimi i tabloidëve anglezë.

Nicole Berry – LINKModels International

Nicole Berry është aktore 24-vjeçare, e lindur në Toronto, Kanada. Ajo është diplomuar për letërsi angleze, ndonëse ka filluar të punojë në moshën 18-vjeçare si modele. Jeton në Londër, Los Angeles dhe Miami dhe ka mbi 27.000 ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. Lidhja me një futbollist, padyshim që mund ta rrisë shikueshmërinë e saj.