Transmetuar më 25-10-2021, 08:37

Juventusi barazoi në fund ndaj Interit, falë penalltisë së kthyer në gol nga Paulo Dybala. Një barazim për të arritur Lazion me 14 pikë në renditje. Në fund të ndeshjes në “San Siro”, Massimiliano Allegri analizoi ecurinë e skuadrës së tij dhe disa episode të lojës:

"Sa peshon ky barazim? Shumë. Pas golit të barazimit patëm disa raste ku nuk i mbyllëm aksionet. Pra, ka situata në të cilat mund të bëjmë më mirë. Pika është e rëndësishme, sepse nuk lejuam që të arratisej Interi.

Ne vazhdojmë serinë pozitive dhe do të përpiqemi të shtojmë disa pikë të tjera para pushimit të nëntorit. Tani duhet të fitojmë absolutisht kundër Sassuolo, ndeshjen e radhës.

Nëse zëvendësimi i Bernardeschi solli pësimin e golit? Këto janë rastësi. Ai tha të prisnim një moment për zëvendësimin dhe unë këtë bëra. Loja ishte korrekte.

Mungesa e besimit? Varej nga tri ndeshjet e para, në të cilat morëm tetë pikë nga nëntë. Duhej të fillonim nga këto baza dhe baza është besimi.

Kaio Jorge? Ai është i zgjuar, di të luajë futboll, e kupton se ku duhet të shkojë, di të pozicionohet. Ka hyrë mirë në lojën e skuadrës, me personalitet. Arthur? Ai ka cilësinë e driblimit, kjo është e rëndësishme.

Një shpjegim edhe për letrën që Kaio Jorge mori me vete në fushë, kur u aktivizua, të cilian ia dorëzoi Bonuccit. Ky i fundit u fokusua nga kamerat duke e lexuar dhe pastaj futur në çorape (geta):

"Nuk e kam shkruar unë! Me siguri që bëhej fjalë për kujdes te topat joaktivë. Landucci (ndihmësi) duhet ta ketë shkruar, pasi ai kujdeset për këtë. Zakonisht vendosim gjëra të mira në çorape. Le të shpresojmë që Bonucci ka ditur ta lexojë…”