Transmetuar më 24-10-2021, 16:50

Sërish kthesë e papritur në marrëdhënien e trazuar mes Mauro Icardit me Wanda Naran. Sulmuesi i PSG-së postoi një mesazh të ri që duket se konfirmon se ata janë ndarë përfundimisht.

Icardi, 28 vjeç, tani ka i ka bërë "unfollow" gruas së tij në Instagram, ndërsa ka postuar edhe një foto të re me mesazhin: "Nuk është aq keq të jesh vetëm".

Deri më tani, sulmuesi ndiqte vetëm gruan e tij në rrjetin social, por tani e hoqi edhe atë nga lista.

Ky postim duket se i jep fund lidhjes së tyre, ndërkohë që pak ditë më para Wanda Nara e akuzoi publikisht Icardin-in për tradhti.

Një javë më parë Nara shkroi në Instagram: "Shkatërrove një tjetër familje për një ku***’, duke pretenduar se Icardi kishte pasur një lidhje.

Icardi dhe Nara u martuan në maj 2014 pasi Nara la ish-bashkëlojtarin e Icardit në Sampdoria, Maxi Lopez, i cili kishte tre djem me modelen.