Transmetuar më 24-10-2021, 16:41

Kryendeshja e kampionatit spanjoll mbetet dueli i përjetshëm mes Barcelonës dhe Real-it të Madridit.

Një duel interesant edhe për vete historinë që karakterizojnë dy klubet më të rivalizuara në La Liga. Ky takim do të zhvillohet në “Camp Nou” në orën 16:15, në kuadër të javës së 10 të kampionatit.

Kjo do të jetë klasikja e parë pa lojtarët si Messi, Ronaldo, Ramos, por kjo “El Clasico” do të jetë e mbushur me talente që presin mundësinë të shkëlqejnë.

Të dy trajnerët kanë zgjedhur edhe lojtarët që do të hedhin në fushën e lojës, për të tentuar fitoren.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen, Dest, Pique, Sergio, Depay, Fati, Alba, De Jong, Mingueza, Eric, Gavi

Real Madridi: Coirtois, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Casemiro, Lucas, Vunicius, Rodrygo, Mendi.