Transmetuar më 24-10-2021, 16:36

Kukësi ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Vlazninë në stadiumin “Arena Egnatia”.

Shqiprim Taipi ishte autor i golit të parë të kësaj sfide. Ai realizoi në minutën e 29 një kryevepër, teksa e dërgoi topin në trekëndëshin e portës nga një distancë e largët.

Vllaznia tentoi të reagonte në vazhdim, por pa mundur të gjente golin e barazimit. Në minutën 83, Ndreca vulosi rezultatin e takimit duke shënuar edhe golin e dytë për Kukësin.

Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në krye të klasifikimit, me të njëjtën kuotë pikësh sa edhe Tirana e Teuta.