Transmetuar më 23-10-2021, 20:42

Një anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit goditi me shuplakë një kryetar bashkie, kur ky i fundit po mbante një fjalim në skenë.

Abedin Khorram po fliste gjatë ceremonisë së zgjedhjes së tij, kur një anëtar i forcave të armatosura e goditi me forcë në fytyrë.

Sipas mediave lokale, ish-gjenerali ishte i tërbuar për faktin se gruaja e tij ishte vaksinuar ndaj Covid-19 nga një mjek mashkull.

Menjëherë punonjësit e sigurisë ndërhynë, ndërkohë që guvernatori u kthye sërish në skenë pas disa minutash, për të vijuar fjalimin e tij.