Transmetuar më 23-10-2021, 19:09

Ka shkëlqyer sërish ylli i kombëtares kuq e zi.

Armando Broja ka shënuar golin e dytë në Premier League me Southampton, në ndeshjen ndaj Burnley.

Një arritje e veçantë për sulmuesin shqiptar, i cili po merr gjithnjë e më shumë vlerësime për atë që po jep në fushën e lojës.

Për ndeshjen e sotme, Broja është vlerësuar me notën 7 nga “Sofa Score”, e më mirë se ai ishte vetëm autori i golit të parë, Livramento, i cili bëri një ndeshje fantastike në tërësi.

Tashmë, ylli kuqezi është kthyer në rrezik konstant në zonën kundërshtare, por shpesh edhe vendimtar për të ndihmuar ekipin të dalë nga zona në momentet e rrezikshme.