Transmetuar më 23-10-2021, 13:50

Cristiano Ronaldo, pavarësisht asaj që ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij të jashtëzakonshme, pavarësisht se ka fituar një vend në mesin e lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, nuk ngopet kurrë së fituari.

Vendimtar edhe në moshën 36-vjeçare, ai është gati të bëhet një nga kampionët më jetëgjatë të të gjitha kohërave në këtë sport, por kjo nuk e përjashton nga kritikat. CR7, në një intervistë për mikrofonat e “Sky Sports”, ka dashur t’iu përgjigjet atyre që e kritikojnë më shumë:

“Roli im është të ndihmoj skuadrën të fitojë. Shumë nuk duan ta shohin këtë, sepse nuk më pëlqejnë, por të them të drejtën jam 36 vjeç, prapë fitoj gjithçka, ndaj a duhet të shqetësohem se kush thotë gjëra të këqija për mua?

Unë e bëj gjumin e qetë natën dhe do të vazhdoj t’ua mbyll gojën të gjithëve duke fituar përsëri. Kritika është pjesë e kësaj bote dhe nuk më shqetëson. Ata që flasin për mua e bëjnë këtë, sepse e dinë potencialin tim”.

Cristiano Ronaldo thyen rekord! Për çfarë bëhet fjalë këtë herë? | Top  Albania Radio | It's time

Prandaj, kritikat nuk ndikojnë aq shumë te Cristiano Ronaldo: “Ato janë pjesë e këtij biznesi dhe nuk më shqetësojnë. Sinqerisht i shoh si një gjë pozitive, sepse nëse kujdesen për mua do të thotë se e dinë potencialin dhe vlerën time në futboll. Mendojeni veten në shkollë, ku jeni nxënësi më i mirë. Nëse pyesni më të keqin a i pëlqen më i miri do të thotë jo”.

Kampioni luzitan vendosi në verë të largohet nga Juventusi për t’u kthyer te Manchester United: “Gjëja kryesore është se jam ende i lumtur dhe po e shijoj futbollin. Pavarësisht se sa kam fituar në karrierë, unë jam ende i motivuar. Një kapitull i ri në jetën time, jam kthyer në Manchester për të fituar.

Manchester United është sinonim i fitoreve, ndaj duhet të synojnë gjëra të mëdha. Unë jam këtu për të ndihmuar, nuk kam ardhur me pushime. Ky ekip ka potencial të madh. Kushdo që më njeh e di se gjithmonë do të jap më të mirën”.