Transmetuar më 23-10-2021, 09:36

Incident i rëndë në Selanik. 50 persona kanë sulmuar mbrëmjen e djeshme konsullatën turke në qendër të Selanikut. Ata përdorën bomba molotoviv duke shkaktuar kaos në rrugën Agiou Dimitriou.

Grupi prej rreth 50 personash pas sulmit u zhvendos në Ag. Dimitriou dhe përfundoi para ambienteve të AUTH-së. Policia ka përdorur kimikate për të zmbrapsur njerëzit nga rruga. Një person ka marrë dëmtime të lehta në kokë, për të cilat po trajtohet në spitalin ‘Hipokrati’.

Ngjarja ka shkaktuar dëme në disa makina, ndërsa rruga Egnatia nga lartësia e Shatërvanit deri në Kamarë është dashur të mbyllet. Pak pas orës 03:00 sulmet u ndalën dhe forcat zjarrëfikëse shkuan në vendin e ngjarjes për të pastruar atë çka kishte mbetur. Forca të shumta policie tashmë kanë rrethuar zonën.