Transmetuar më 22-10-2021, 14:46

Një analizë e mostrave hënore të sjella në Tokë nga misioni kinez “Chang’e-5” sugjeron se ata paraqesin një lloj të ri të zhavorrit hënor, të ndryshëm nga ai i pranishëm në kampionët e marrë gjatë misioneve të mëparshme “Apollo” dhe “Luna”, përcjell “Xinhua”.

Studiuesit nga Observatorët Kombëtarë Astronomikë të Akademisë Kineze të Shkencave (Naoc) analizuan grimcat shkëmbore nga 10 deri në 500 mikronë dhe zbuluan se karakteristikat e tyre janë kryesisht ato të bazaltit.

Ndryshe nga zhavorri i gjetur në Tokë, i cili është i pasur me magnez dhe hekur, ai hënor ka përqindje të ulët magnezi dhe është i pasur me oksid hekuri.

Studimi u botua në revistën “Nature”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd