Transmetuar më 21-10-2021, 18:10

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3677 testime, 566 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 513 të shëruar në 24 orët e fundit 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3677 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 566 qytetarë, në këto bashki:

262 në Tiranë, 48 në Fier, 27 në Durrës, 17 në Shkodër, 16 në Kamëz, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Vlorë, Lushnje, 12 në Gjirokastër, 11 në Krujë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Patos, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Elbasan, Dimal, Vorë, Kukës, nga 5 qytetarë në Shijak, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 4 në Devoll, nga 3 qytetarë në Poliçan, Kuçovë, Korçë, Përmet, Delvinë, Kurbin, Mirditë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Konispol, Libohovë, Skrapar, Peqin, Librazhd, nga 1 qytetar në Memaliaj, Divjakë, Klos, Dibër, Has, Pukë.

Janë 6444 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 137 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pas infektimit me COVID19, gjashtë qytetarë: tre qytetarë nga Tirana të moshave 69-79 vjeç, një qytetar nga Fieri 57 vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç.

Janë shëruar 513 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 566

Të shëruar në 24 orë 513

Të shtruar në spitale 137

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3677

Testime totale 1,273,212

Raste pozitive 180,029

Raste të shëruara 170,730

Raste Aktive 6444

Humbje jete 2,855

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3208

Fier 778

Durrës 744

Shkodër 446

Elbasan 237

Korçë 185

Gjirokastër 181

Berat 175

Lezhë 172

Kukës 136

Vlorë 115

Dibër 67