Transmetuar më 21-10-2021, 14:38

Një këmbë e djathtë për të thyer ngërçin ndaj Dynamo Kyiv. Edhe një herë, në kohën e nevojës së madhe, Barcelona gjen te Gerard Pique një gur themeli ku të mbështetet, kur gjërat nuk shkojnë mirë.

Mbrojtësi qendror spanjoll iu dha tri pikë të rëndësishme katalanasve, me shpresën për t’u kualifikuar në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Në të njëjtën kohë, Pique e revizionoi veten në një klasifikim special, atë të golashënuesve mbrojtës në Champions.

Në fakt, Pique ka shënuar golin e 16-të në kompeticionin maksimal evropian për klubet. Në këtë mënyrë, Roberto Carlos, një mbrojtës anësor brazilian që u shenjtërua në dekadën e parë të “Mileniumit të Ri” me fanellën e Real Madridit, barazohet nga lideri Blaugrana.

Pique qëndron pas kundërshtarit të hidhur, Sergio Ramos, ish-kapiten i “Los Blancos”, transferuar kësaj vere te PSG. Kush e di nëse do të mbërrijë edhe përgjigjja e tij përballë këtij parakalimi…

Qendërmbrojtësi Blaugrana, dje paralajmëroi ish-presidentin Bartomeu: "Unë kam parë se ka nisur të flasë këto ditë në media… Nëse flas unë, do të shpërthej keq. Kjo po më përmban”. E paparë edhe anekdota që tregoi mbi fitoren 6-2 të të tijve ndaj Real Madridit, në "Bernabeu":

"A mendoni se një futbollist që ka humbur thellë, mund të festojë direkt pas ndeshjes? Po, e ka bërë një lojtar i Realit, i cili doli për festë natën e humbjes 6-2. Një futbollist i Barçës e gjeti atë duke festuar në lokal nate. Unë nuk do t’ia them emrin, por nuk është për t’u habitur që kjo ndodh".