Transmetuar më 21-10-2021, 11:50

Mungesa e shtrëngimit të duarve të Simeone me Klopp, pas përplasjes direkte të së martës në Champions, vazhdon të shkaktojë diskutime. “Cholo”, i zemëruar për një ndeshje në të cilën skuadra e tij mbeti me 10 lojtarë dhe një penallti iu hoq nga VAR-i, në fund të ndeshjes u fut në dhomat e zhveshjes, pa u përshëndetur me kolegun gjerman të Liverpool.

Vetë Simeone shpjegoi se nuk është pjesë e kulturës së tij të shkojë për të komplimentuar trajnerin kundërshtar, sepse në mënyrën e tij të të kuptuarit të futbollit ka pak për të buzëqeshur dhe shtrënguar duart pas një humbjeje. Por, në vendin ku gjëra të tilla nuk janë normë, Angli, kritikat ndaj sjelljes së trajnerit argjentinas shpërthyen të forta.

Dy analistët e "BTSport", ish-ndërkombëtarët anglezë Crouch dhe Lescott, nuk e vlerësuan aspak sjelljen e tij. Duke filluar me ish-sulmuesin: "Simeone duhet të respektojë Klopp si trajner. Unë e kuptoj faktin që gjatë ndeshjes inkurajon publikun dhe lojtarët, por nuk mendoj se kjo e bën atë të duket keq në fund të lojës”.

Ish-mbrojtësi, nga ana tjetër, është edhe më i prerë ndaj trajnerit të Atletico Madrid: "Ai nuk u shqetësua nga komentet e Klopp para ndeshjes, për mendimin tim të mos i shtrëngosh dorën kundërshtarit dhe të futesh në tunel është veprim frikacaku".

Për të thyer heshtjen në favor të Simeone, megjithatë, vjen një zë i rëndësishëm, ai i Arsene Wenger. Duke folur për “BeINSports”, ish-trajneri i Arsenalit, tani kreu i zhvillimit të futbollit në FIFA, nuk e fsheh faktin se ndonjëherë ndodhin keqkuptime:

"Nuk mund të ketë gjithmonë paqe dhe dashuri në stol. Në përgjithësi, unë mendoj se ishte diçka e përllogaritur. Simeone jo vetëm që nuk e përshëndeti kolegun, por edhe vrapoi nrenda dhomës së zhveshjes.

Kjo do të thotë se ai tashmë e dinte se nuk do t’i shtrëngonte dorën Klopp, kështu që diçka duhet të ketë ndodhur. Gjithçka mund të rregullohet, sepse ndodh që ke një shkëmbim mendimesh dhe pastaj, gjashtë muaj më vonë, takohesh përsëri me atë person dhe sqarohesh”.