Transmetuar më 21-10-2021, 08:24

SHBA – Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar planet për të hapur rrjetin e tij social, të quajtur "Truth Social”, që do të dalë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ish-presidenti, i cili u bllokua nga Facebook dhe Twitter në fillim të këtij viti, thotë se qëllimi i tij është të rivalizojë kompanitë e teknologjisë që i kanë mohuar atij "të drejtën e fjalës".

“Jam i emocionuar që së shpejti do të filloj të ndaj mendimet e mia për "TRUTH Social" dhe për të luftuar kundër teknologjisë së madhe”, tha Trump në një deklaratë.

“Jetojmë në një realitet ku talebanët janë gjerësisht të pranishëm në Twitter dhe presidentit amerikan i mbyllet goja”, shtoi ai..

Truth social do të jetë një produkt i një sipërmarrjeje të re të quajtur Trump Media & Technology Group, e cila u krijua nëpërmjet një bashkimi me Digital World Acquisition Corp.