Transmetuar më 20-10-2021, 18:04

Ngjarje e rëndë në Egaleo, Greqi.

Mediat fqinje raportojnë se një grua 55-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Ishte një nga djemtë e viktimës ai që lajmëroi policinë dhe më pas u zhduk. Ndërsa autoritet janë duke marrë në pyetje djalin tjetër të saj. Raportohet se 20-vjeçari që mori në telefon policinë të ketë probleme psikologjike.

Gruaja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj, ndërsa u vu re se trupi i saj ishte masakruar me thikë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar autorin e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.