Transmetuar më 20-10-2021, 07:42

E rëndë në Austri. Dy emigrantë të paligjshëm janë konstatuar të pajetë në një kamion në Austri i cili u ndalua për kontroll nga autoritetet policore.

Mediat bëjnë me dije se policia ndaloi kamionin në kufi me Hungarinë dhe në këtë moment shoferi ia mbathi në këmbë. Policia gjeti gati 30 persona brenda në kamion, dy prej të cilëve kishin ndërruar jetë.

Autoritet u dhanë ujë pjesës tjetër, të gjithë burra nga Siria. Drejtuesi i mjetit është ende në kërkim nga uniformat blu.

Austria, po përjeton një fluks emigrantësh përgjatë kufijve të saj lindorë dhe jugorë dhe ka rritur kontrollet që nga korriku i kaluar. Sipas policisë, 250 trafikantë janë arrestuar që nga fillimi i vitit.

Pjesa lindore e vendit u bë skenë e një incidenti të ngjashëm tragjik rreth gjashtë vite më parë.

Më 27 gusht 2015, 71 emigrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Afganistani, përfshirë tre fëmijë dhe një foshnjë, u gjetën të mbytur në një kamion frigoriferik, pasi u braktisën nga trafikantët.