Përcaktimi i një rikthimi është shpesh i ndërlikuar. Mund t’i referohemi karakterit, dëshirës për të fituar me çdo kusht, duke kapërcyer çdo pengesë. Ne gjithashtu mund të diskutojmë shpirtin e një ekipi që nuk dëshiron të dijë për përkuljet, devijimet, ndërlikimet gjatë rrugës së tij.
Milani i Stefano Piolit, megjithatë, për momentin dhe prej ca kohësh është shkëputur nga koncepti i "surprizës", duke u bërë normalitet, zakon, duke u kthyer mbi të gjitha në statusin e tij futbollistik, në krye të Serie A.
Një rrugë që fillon nga larg, pak rastësisht, siç e shpjegoi vetë Pioli pak ditë më parë për “Il Giornale”. Pikërisht, kur u ndal futbolli prej pandemisë, aty nisi rilindja e Milanit. "Në janar 2020 pashë ndryshimin, i cili përkoi me ardhjen e Ibrahimovic dhe Kjaer. Gjatë bllokimit prej pandemisë ne kishim shumë kohë për t’u koordinuar nga distanca".
22 – Il Milan ha ottenuto 22 punti nelle prime otto giornate di questo campionato: record a questo punto della stagione per i rossoneri nell’era dei tre punti a vittoria. Diavolo.#MilanVerona pic.twitter.com/vYnfYShNyj
— OptaPaolo 🏆 (@OptaPaolo) October 16, 2021
Nga lidhja në distancë me atë në fushë, hapi nuk ishte i shkurtër, por i udhëhequr nga kuintesenca e futbollit, dëshira për të fituar dhe nga tradita sportive. Me përmbysjen kundër Veronës, Milani i Piolit jo vetëm që u ngjit në krye të renditjes, duke kapërcyer përkohësisht Napolin, por gjithashtu arriti 22 pikë në 8 ndeshje. Një rekord tjetër.
Para ndeshjes në “San Siro”, kuqezinjtë nuk kishin arritur kurrë të grumbullonin 22 pikë nga 24 të mundshme në Serie A, që kur filloi epoka e 3 pikëve një fitore. Milani u ndal vetëm nga Juventusi në “Allianz Stadiumin” më 19 shtator, më pas vetëm ka fituar.
Sidoqoftë, kjo nuk është e mjaftueshme për të përshkruar plotësisht atë që Pioli ka arritur t’iu përcjellë lojtarëve të tij. Siç e pranoi ai vetë, shumë kanë kaluar që nga bllokimi i vitit 2020. Një e treta e humbjeve të Milanit të Stefano Piolit erdhi midis tetorit 2019 dhe 8 marsit 2020, kundër Genoa, para “lockdown”.
Në shifra, kjo përkthehet në 6 humbje nga 18 gjithsej në 22 ndeshjet e para. Nga “lockdown” e tutje, ose në 76 ndeshjet e luajtura deri më sot në Serie A, vetëm 7 humbje. Numra të destinuar për të hyrë në historinë e klubit kuqezi dhe të një ekipi që është rikuperuar, ka befasuar dhe tani është tërësisht konfirmim. Pavarësisht dëmtimeve, mungesave, golave të pësuar, Milani është kthyer fuqishëm prej një kohe, midis rekordeve dhe shfaqjeve të klasit të parë.