Transmetuar më 17-10-2021, 20:24

Një familje shqiptare dorëzoi në një gjykatë amerikane një padi ndaj autoriteteve përkatëse amerikane.

Paditësit u përzgjodhën më 2020 dhe fituan të drejtën për vizën amerikane të diversitetit.

Në padi thuhet se qendra e shqyrtimit të vizave nuk e mori në shqyrtim kërkesën paçka se familja ishte përzgjedhur.

Vonesat lidheshin me situatën e krijuar nga Covid19.

Megjithatë qendra e shqyrtimit të kësaj lloj vize e ka marrë në konsideratë rastin e familjes por ata janë vendosur në listën jo prioritare të aplikantëve.

Kjo është arsyeja përse ata i janë drejtuar me një padi gjykatës amerikane, nga ku i pari ndër të padituri është presidenti Biden.

“Familja pretendon se zyrtarët federalë nuk zbatuan procedurat administrative dhe në mënyrë arbitrare nuk shqyrtuan aplikimin e tyre” thuhet në dokumentet e gjykatës amerikane.

Në këtë padi ata i kërkojnë gjykatës të urdhërojë Departamentin Amerikan të Shtetit të shqyrtojë kërkesën dhe pajisjen me këtë vizë.