Transmetuar më 17-10-2021, 18:10

Dhjetë persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit ngaa Covid19, ku dy prej tyre në moshën 43-vjeçare. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se viktimat janë një nga Durrësi dhe një nga Elbasani, ndërsa një 44-vjeçar nga Lushnja gjithashtu nuk e mposhti dot sëmundjen. Viktimat e tjera janë të moshës 52 deri në 86 vjeç.

Gjithashtu, janë kryer 2,193 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 435 qytetarë, në këto bashki: 207 në Tiranë, 34 në Fier, 17 në Durrës, 13 në Lushnje, 12 në Kamëz, 9 në Shkodër, Vorë, 7 në Tropojë, Has, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, 6 në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Berat, Dimal, 5 në Has, Elbasan, Gramsh, 4 në Patos, Konispol, Korçë, 3 në Pukë, Kurbin, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Kuçovë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Kukës, Himarë, Kolonjë, Librazhd, 1 në Vau i Dejës, Mirditë, Shijak, Dibër, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Maliq, Pogradec.

"Janë 6,268 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 446 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i epidemisë",thuhet më tej në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2,997 Durrës 721 Fier 704 Shkodër 514 Elbasan 231 Gjirokastër 205 Berat 194 Lezhë 188 Vlorë 121 Korçë 155 Kukës 156 Dibër 82