Transmetuar më 17-10-2021, 13:59

Ilir Këllezi është fituesi i maratonës së Tiranës në kategorinë 42 kilometër. 33-vjeçari garonte nën logon e Ministrisë së Mbrojtjes dhe arriti ta mbyllte garën në kohën 2 orë 41 min e 46 sekonda. Korçari prej gati 20 vitesh ushtron sportin e atletikës në dispilina të ndryshme. Me stërvitje dy herë në ditë, Këllezi ia ka dalë që të koleksionojë dhjetra medalje, teksa është 14 herë rresht kampion i Shqipërisë në maratonën prej 10 kilometrash.

Në kategorinë e femrave, Luiza Gega u rendit e dyta me kohën 2 orë, 43 minuta e 43 sekonda.

Maratona e Tiranës organizohet për të 5-in vit dhe rikthehet pas ndërprerjes për shkak të pandemisë.