Transmetuar më 15-10-2021, 15:28

Lazio-Inter do të jetë ndeshja e Simone Inzaghi. Ai do të luajë për herë të parë kundër skuadrës me të cilën fitoi aq shumë si lojtar dhe si trajner. Plot 22 vite ka kaluar në klubin bardhekaltër, të cilin do të synojë ta mundë nesër. Trajneri i zikaltërve doli në konferencë për shtyp dhe nënvizoi ndër të tjera:

"Lazio ka zhvilluar disa ndeshje të shkëlqyera, mjafton të shihni derbin. Është një ekip i ndërtuar mirë, me cilësi të shkëlqyera. Ka ardhur një trajner i ri, i mirë në organizimin e skuadrave. Lazio po zhvillon ndeshje të shkëlqyera. Fakti që ndeshjen e fundit e humbi e shton dëshirën e madhe për të bërë mirë.

Amerikano-jugorët? Është një situatë e veçantë, Sanchez dhe Vidal nuk do të vijnë me ne në Romë, por do të jenë të dobishëm për të martën, ashtu si Sensi. Unë do të duhet të flas me Correa, Lautaro dhe Vecino për të kuptuar se si do të jenë. Nesër do të na duhet t’i shtrëngojmë dhëmbët, kemi alternativa në ato role. Do të duhet të jemi të ekuilibruar, teknikisht të mirë. Lazio do të ushtrojë presion, na ka ndodhur tashmë, herë kemi bërë mirë dhe herë të tjera më pak. Do të kemi nevojë për vëmendje në të dyja fazat, posedimit dhe mosposedimit.

Lazio-Inter, Inzaghi: "Torno a casa, so che qualcuno mi fischierà"

Nuk është një ndeshje si çdo tjetër, është një kthim i imi në shtëpi. Një shtëpi që ka qenë e imja për 22 vite. Do të jetë një emocion i madh, një ditë e mrekullueshme, të shoh djemtë që më kanë dhënë gjithmonë gjithçka. Do të shoh përsëri tifozët e Lazios, shumë të rëndësishme për mua. Kemi gëzuar dhe vuajtur së bashku, duke arritur gjëra të mëdha. Nesër e di që do të ketë brohoritje dhe duartrokitje, do t’i pranoj. Ata e dinë që unë kanë dhënë gjithçka për ato ngjyra si lojtar dhe si trajner.

Lotito dhe Tare? Unë lexoj dhe dëgjoj gjithçka. Përtej aktualitetit, Lotito dhe Tare ishin dy njerëz shumë të rëndësishëm për karrierën time. Falë tyre stërvita Lazion, ndaj nuk do të ndalem kurrë së falënderuari ata. Bashkë jemi integruar mirë dhe kemi arritur rezultate të mëdha.

Kush luan në sulm? Do të jetë një javë e ngarkuar, na presin 7 ndeshje të ngjeshura. Detyra jonë është të mendojmë një nga një. Nesër kundër Lazios do të jetë e vështirë, pastaj Liga e Kampionëve dhe Juventusi… Në sulm kam zgjidhje të ndryshme, Dzeko do të luajë megjithatë. Gati janë Satriano, Perisic dhe Calhanoglu, pastaj do të më duhet të vlerësoj Lautaro dhe Correa”.