Transmetuar më 15-10-2021, 15:21

Një sherr i pazakontë ka ndodhur në një shkollë në Kosovë.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një 35 vjeçare në Ferizaj, pasi ka rrahur një mësuese.

Rasti ka ndodhur në shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt.

Pas marrjes së informacionit policia vendore ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar mësuesen H.L e moshës 58 vjeçare duke i shkaktuar lëndime trupore. Mësuesja ka p♪7rfunduar në spital ka ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Shkak për agresionin ishte se vajza e të dyshuarës, nxënëse në këtë shkollë, kishte marr një vërejtje.

Ndaj të akuzuarës është ngritur akuza e ‘Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësia’.