Transmetuar më 15-10-2021, 08:36

Greqia është e përfshirë nga moti i keq me reshje dhe stuhi. Për pasojë shumë rrugë dhe shtëpi janë përmbytur.

Nga Selaniku vijojnë imazhe të pabesueshme. Si pasojë e stuhisë “Ballos” është çarë rruga dhe është hapur një gropë brenda së cilës ka përfunduar një autobus.

Mediat greke shkruajnë se gjithçka ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Stuhia vazhdon në Greqi.