Transmetuar më 13-10-2021, 22:32

Pas publikimit të vendimit se Garda do të ruajë edhe disa personalitete të tjera, përfshi edhe Kryetarin e opozitës, ka reaguar Partia Demokratike.

Përmes një njoftimi PD shprehet se gjithëka është një trill për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion. Sipas PD, që nga viti 2007 Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës.

Ja reagimi i artisë Demokratike:

Nëpër disa media Edi Rama ka propaganduar sot se Garda e Republikës do të mbroka Kryetarin e opozitës. Gjithçka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion. Të paktën që prej 2007, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës, sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave 👇. Për pasojë, edhe kryetari i PD, gjatë gjithë kohës, pa asnjë ndërprerje, ka qenë nën ruajtjen e Gardës së Republikës, siç legjislacioni në fuqi ka parashikuar.