Transmetuar më 13-10-2021, 17:42

Emocionet e takimit me Poloninë nuk kanë të sosur. Të gjithëprisnin me ankth fitoren. Por ja që ka edhe humbje!

Goli u shënua nga polakët pas një shpërqëndrimi të mbrojtjes tonë, në një moment kur futbollistët kuqezi po bënin një lojë shumë të mirë.

Në momentin kur u shënua goli, një djale i vogël i pranishëm në stadium nuk ka mundur dot të mbajë lotët dhe ka shpërthyer në ngashërim.

Babai i tij dëgjohet duke i thënë “mos u mërzit babi se kemi dhe 10 minuta lojë do fitojmë”, duke i dhënë shpresë në fakt ashtu siç çdo tifoz i dha vetes mbrëmjen e djeshme.

Ai është ende i vogël dhe me siguri që do të gëzohet një ditë…