Transmetuar më 13-10-2021, 17:18

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3074 testime, 508 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 693 të shëruar në 24 orët e fundit 

Në 24 orët e fundit, janë kryer 3074 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 508 qytetarë, në këto bashki: 240 qytetarë në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnje, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë, Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Janë 6,682 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Kanë vdekur 5 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 60- 78 vjeç dhe 1 qytetar nga Delvina 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 693 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,702 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 508

Të shëruar në 24 orë 693

Të shtruar në spitale 161

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 3074

Testime totale 1,246,320

Raste pozitive 176,172

Raste të shëruara 166,702

Raste Aktive 6,682

Humbje jete 2,788

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3043

Durrës 810

Fier 644

Shkodër 528

Vlorë 287

Elbasan 291

Lezhë 237

Berat 222

Gjirokastër 203

Kukës 154

Korçë 146

Dibër 117