Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje ndeshjes së mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Polonisë, sidomos pas tensionit gjatë lojës, hedhjes së shisheve plastike nga tifozët në minutën e 77-të dhe ndërprerja e lojës për më shumë se 20 minuta. Kjo ishte një ndeshje e vlefshme për grupin I kualifikues të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Ja çfarë shkruan “Gazzetta dello Sport”: Ndeshja u pezullua për rreth 20 minuta për shkak të teprimeve të tifozëve vendas, që reaguan ndaj golit fitues të polakut Swiderski në minutën e 77-të, duke hedhur shishe dhe objekte të ndryshme në fushë.
Wojciech Szczesny making light of the #ALBPOL bottle incident. 💦When the match finished and Albanian fans continued to throw bottles at the Poland team – he picked one up and drank from it. pic.twitter.com/6TOUTG7urs
— PSN Futbol (@PSN_Futbol) October 13, 2021
Pasi u arrit të qetësohet tifozëria vendase, ndeshja vazhdoi, por rezultati nuk ndryshoi, me mysafirët që ikën me tri pikë të çmuara në shtëpi. Në fund të sfidës, megjithatë, tifozët shqiptarë u bënë sërish active, duke hedhur sende të ndryshme nga tribunat.
Portieri i Juventusit dhe Polonisë, Szczesny, donte të reagonte në mënyrën e tij. “Mbrojtësi ekstrem” fillimisht duartrokiti me ironi për atë që po ndodhte, pastaj, shishen e 11-të që iu afrua e mori në dorë dhe piu çfarë kishte brenda në mënyrë provokuese dhe të diskutueshme. Një gjest që nuk kaloi pa u vënë re nga shokët e skuadrës dhe rrjetet sociale, teksa imazhet u bënë menjëherë “virale”.