Transmetuar më 13-10-2021, 13:50

Rriten sërish tensionet mes Kosovës dhe Serbisë pas përplasjes që ndodhi sot në veri. Kurti deklaroi s enuk do të ketë asnjë tolerim ndaj grupeve kriminale.

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, foli për aksionin në veri nga policia e Kosovës për mallrat kontrabandë. Sipas tij ky aksion është kryer me urdhër të "psikopatit Kurti".

"Ne kemi dhjetëra njerëz të plagosur. Për shkak të aksionit të Kurtit, Aleksandar Vuçiç u nis urgjentisht për në Rashkë, ku do të ketë një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në orën 3 pasdite".

Petkoviç theksoi se ky veprim u krye "me urdhër të psikopatit Kurti". Ai konfirmoi se Sre?ko Sofronijevi? ishte plagosur dhe se mjekët po luftonin për jetën e tij. Ai deklaroi se policia e Kosovës hapi zjarr ndaj popullit serb.

"I gjithë ky ishte veprim i drejtpërdrejtë i psikopatit Albin Kurti, i cili dëshiron të provokojë një krizë të përmasave më të gjera dhe të hakmerret ndaj serbëve dhe të pushtojë veriun.

Ai i bën thirrje KFOR-it dhe bashkësisë ndërkombëtare të ndalojnë "çmendurinë e Kurtit".