Transmetuar më 13-10-2021, 13:40

Alfred Çako njihet publikisht si një konspiracionist dhe është shprehur kundër vaksinës.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka reaguar e revoltuar ndaj deklaratave të konspiracionistit Alfred Çakos në lidhje me deklaratat për vaksinën. Fico u shpreh nga Universiteti i Elbasanit gjatë një takimi me studentët, se njerëz të papërgjegjshëm përhapin deklarata të rreme duke u mbushur mendjen qytetarëve që vaksina ka çip.

“Një Alfred Çako a ça është ai. Ai është një fyerje. Nuk e kuptoj si burime të tilla të papërgjeshme dhe të drejtën e të vërtetës e kemi ne që kemi bërë shkollimin për të kuptuar nëse kemi ne të drejtë apo ka dikush të drejt në mjekësi. Përhapin budallëqe, jo po çipi, jo po kjo. Ore zotëri.

Ju po shkoni të gjithë në mjekësi, por edhe ata që nuk kanë shkuar në mjekësi kanë bërë biologji. Pyesni ore, ka fakultet mjekësie, ka ISHP, ka pedagogë. Bëni një forum me pyetje dhe të japim përgjigje. Nuk mund të dëgjojnë njerëzit këtë Çakon a ca janë të tjerë aty dhe thotë shikoj në Facebook, dëgjoj Çakon unë aty dhe nuk vaksinohem. Welcome, vdis, se kështu i bie”, deklaroi Fico.