Transmetuar më 13-10-2021, 12:12

36-vjeçari Cristiano Ronaldo ktheu në gol dy penallti, 13 minuta para se Bruno Fernandes (17’) dhe Joao Palhinha (69’) ta shtonin më tej epërsinë ndaj Luksemburgut. Pastaj realizoi edhe golin e tretë personal në fitoren 5-0. Kësisoji, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” arriti në kuotën e 115 golave ndërkombëtar me Portugalinë.

Ky është një rekord tjetër, i dhjeti për golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në këtë nivel. Kujtojmë se CR7 tani ka shënuar 54 herë në 49 ndeshjet e fundit me kombëtaren luzitane, që nga tetori 2016. Ai gjithashtu ka 58 “hat-trick” (3 gola brenda një ndeshjeje) në karrierën e deritanishme, që janë tre më shumë se “paja” e Lionel Messit në këtë drejtim.

Ja golat në total të RONALDO-s

Ndeshje: 1083 (901 në rang klubesh)

Golat: 794 (679 me klubet)

Mesatarja e golave: 0.73  ​​për ndeshje (0.75 me klubet)

“Hat-Tricks”: 58 (48 me klubet)

Poker (4 gola) në një ndeshje: 8 (6 për Real Madridin, 2 për Portugalinë)

5 gola në një ndeshje: 2 (për Real Madridin)

Penalltitë: 141 (125 me klubet)

28 penallti të humbura në total (21 me klubet)

Golat ndërkombëtarë të RONALDO-s

Ndeshje: 182

Golat: 115

Mesatarja e golave: 0.61 për ndeshje

Golat e finaleve të Kupës së Botës: 7 (në 17 ndeshje)

Golat kualifikues të Kupës së Botës: 43 (në 36 ndeshje)

Golat e Kampionatit Evropian: 14 (në 25 ndeshje)

Golat kualifikues të Kampionatit Evropian: 31 (në 35 ndeshje)

Golat e Kupës së Konfederatës: 2 (në 4 ndeshje)

Golat e Ligës së Kombeve: 5 gola (në 6 ndeshje)

Golat në miqësore ndërkombëtare: 20 (në 52 ndeshje)

“Hat-Tricks”: 10 (më së shumti në histori)

Poker: 2

Penalltitë: 16 (7 të humbura)