Transmetuar më 13-10-2021, 08:48

90 minuta fyerje, kërcënime dhe përcaktime vulgare. Por në fund të ndeshjes, Karolina Sarasua García nuk heshti. Ajo mori një stilolaps dhe letër, përdori gjithë guximin e saj për të denoncuar çfarë i kishte ndodhur gjatë ndeshjes kundër Nueva Montaña, të cilën më vonë e fituan 5-0.

"Do të të çoj në dhomat e zhveshjes dhe do të të pë*dhunoj"; "unë do të të pë*dhunoj ty dhe gjithë ekipin tënd"; "Hiqe uniformën tënde dhe më lër të të shoh by*** dhe ci**t".

Këto janë vetëm disa nga komentet e turpshme, që futbollistja 17-vjeçare dhe bashkëlojtaret e saj kanë dëgjuar nga tifozët në tribuna gjatë gjithë ndeshjes.

Karolina donte të nxirrte në pah episodin e tmerrshëm, duke i shkruar në letër të gjitha ato fraza që duhet të turpërojnë ata që i thonë, jo ata që i vuajnë. Letra, e nënshkruar nga numri 9 i Osasuna Nacional, u publikua më pas në rrjetet sociale, ku u bë tejet “virale”.

Dedicated female soccer player doing the bicycle kick on a soccer match at a stadium.

Presidenti i Nueva Montanña u bashkua menjëherë me lojtaret e reja të abuzuara, duke vënë në dispozicion të policisë videon e ndeshjes, në mënyrë që të identifikohen përgjegjësit.

"Faleminderit shumë secilit prej jush që keni marrë pak kohë për të më mbështetur mua dhe ekipin tim, – shkroi pastaj sulmuesja e lindur më 2004 në Twitter. – Ne ju jemi mirënjohëse dhe shpresojmë që ajo që kemi përjetuar nuk do t’i ndodhë kurrë dikujt tjetër".