Transmetuar më 11-10-2021, 11:34

Kolumnisti i njohur amerikan, fituesi i Çmimit “Pulitzer” Michael Hiltzik, publikoi një artikull në gazetën "Los Angeles Times", ku kritikon teorinë e "daljes së virusit nga laboratori" të përhapur nga "The Wall Street Journal".

Hiltzik zbuloi se dy autorët e artikullit të gazetës "The Wall Street Journal" nuk janë virologë. Një ndër ta ka studiuar fizikë, ndërsa tjetri merret me prodhimin e barnave për sëmundjet e gjirit.

Ata deklaruan zbulimin e "provave të forta" për krijimin dhe prodhimin e virusit artificialisht. Një nga të ashtuquajturit “artikuj provë” u publikua në revistën autoritare "Cell".

Por Hiltzik shkëmbeu mendime me autorin kryesor të kësaj teze, i cili u shpreh në mënyrë të qartë se ata i kishin paraqitur në mënyrë të gabuar rezultatet e studimeve përkatëse, të cilat "nuk ofrojnë të dhëna për gjurmimin e origjinës së virusit".

Tre artikujt e tjerë të përmendur në gazetën "The Wall Street Journal" që përkrahin "teorinë e daljes së virusit nga laboratori" nuk kanë asnjë informacion të vlefshëm.

Hiltzik vuri në dukje se një ndër ta nuk është artikull, por një raport publik i hetimit në Kinë në periudhën fillestare të epidemisë së COVID-19 nga OBSh-ja, i cili është raportuar gjerësisht më parë.

I dyti është mbi të dhënat e gripit në rajonin e Wuhan-it në gjysmën e dytë të vitit 2019, të cilat nuk mund të shpjegojnë asgjë për origjinën e virusit të COVID-19.

Në artikullin e tretë të cituar nga gazeta "The Wall Street Journal" që u publikua në mars të vitit 2020, është thekuar në mënyrë të qartë: "Nuk besojmë që ndonjë hipotezë mbi origjinën e virusit nga laboratori është e arsyeshme." /noa.al