Transmetuar më 10-10-2021, 18:03

Rritet numri i viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 2827 testime, 325 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, 9 humbje jete dhe 563 të shëruar në 24 orët e fundit

Kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 325 qytetarë, në këto bashki: 158 qytetarë në Tiranë, nga 15 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, 9 në Kamëz, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Gramsh, Lushnje, Kurbin, nga 6 qytetarë në Gjirokastër, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Skrapar, Vlorë, Krujë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Belsh, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Has, Lezhë, Mirditë, Shijak, Vorë, Patos, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Memaliaj, Këlcyrë, Tepelën, Përmet, Finiq, Dibër, Kavajë, Kukës, Vau i Dejës. Janë 7113 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 3 qytetarë nga Fieri të moshave 51-75 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora të moshave 65-69 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç dhe 1 qytetar nga Berati 71 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,087 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Tetor 2021) Raste të reja ditore 325 Të shëruar në 24 orë 563 Të shtruar në spitale 164 Humbje jete në 24 orë 9 Testime ditore 2827

Testime totale 1,237,635 Raste pozitive 174,968 Raste të shëruara 165,087 Raste Aktive 7113 Humbje jete 2,768

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3080 Durrës 842 Fier 712 Shkodër 609 Vlorë 379 Elbasan 346 Lezhë 269 Berat 230 Gjirokastër 208 Kukës 156 Korçë 155 Dibër 127