Transmetuar më 09-10-2021, 23:51

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës së sotme në një farmaci në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në “Green Pharmacy” në lagjen Lakrishte.

Një person nën kërcënim të armës arrin që nga farmacia të marrë një shumë të parave.

Pas ngjarjes është njoftuar policia e cila po punon për të identifikuar dhe kapur autorin.

Grabitjet me armë kanë qenë të shprehura në prishtinë. Objekt kanë qenë shpeshherë edhe bankat.