Transmetuar më 09-10-2021, 16:43

Vala aktuale e koronës duket të jetë drejt fundit në Shqipëri, ashtu siç ndodhi me Kosovën ku pati një pik dhe tani janë minimizuar vdekjet dhe rastet e reja.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 3244 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 475 qytetarë. Kështu për të disatën ditë të kësaj jave, shënohet ulje e qëndrueshme.

Gati është përgjysmuar numri i pacientëve aktivë pasi janë 7360 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin nga 14 mijë që arriti pak javë më parë.

Ulje të shtrimeve ka pasi aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Para pak javësh ishin mbi 230 të shtruar dhe mbi 40 në gjendje kritike.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur me COVID19, 6 qytetarë: 3 qytetarë nga Fieri të moshave 52-80 vjeç, 1 qytetar nga Kolonja 68 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 68 vjeçe, 1 qytetar nga Berati 70 vjeç.

Këto ditë ka pasur ulje të viktimave që javët e kaluara arritën deri 17 në ditë.

Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 164,524 që nga fillimi i epidemisë.

Ku janë rastet e reja

198 qytetarë në Tiranë, nga 24 qytetarë në Fier, Durrës, 21 në Shkodër, 17 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Vlorë, Sarandë, nga 14 qytetarë në Elbasan, Kamëz, 12 në Berat, 10 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Krujë, nga 7 qytetarë në Korçë, Dimal, nga 6 qytetarë në Lezhë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Kukës, nga 4 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Mallakastër, Tropojë, Has, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Mirditë, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 1 qytetar në Cërrik, Poliçan, Kuçovë, Kolonjë, Devoll, Maliq, Finiq, Konispol, Delvinë, Selenicë, Patos, Roskovec, Dibër, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe.

Statistika (09 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 475

Të shëruar në 24 orë 657

Të shtruar në spitale 169

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3244

Testime totale 1,234,808

Raste pozitive 174,643

Raste të shëruara 164,524

Raste Aktive 7360

Humbje jete 2,759

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3268

Durrës 864

Fier 707

Shkodër 610

Vlorë 389

Elbasan 353

Lezhë 291

Gjirokastër 222

Berat 216

Kukës 157

Korçë 148

Dibër 135