Transmetuar më 08-10-2021, 18:08

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3500 testime, 445 qytetarë të infektuar, 7 humbje jete dhe 849 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3500 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 445 qytetarë, në këto bashki:

192 qytetarë në Tiranë, 37 në Fier, 22 në Shkodër, nga 17 qytetarë në Kamëz, Krujë, 16 në Lushnje, nga 13 qytetarë në Elbasan, Durrës, 9 në Korçë, nga 7 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Divjakë, Vlorë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Mallakastër, Roskovec, Kurbin, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Devoll, Kolonjë, Poliçan, nga 1 qytetar në Skrapar, Kuçovë, Pogradec, Konispol, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë.

Janë 7548 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur me COVID19, 7 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 26-78 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç.

Janë shëruar 849 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,867 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 445

Të shëruar në 24 orë 849

Të shtruar në spitale 170

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 3500

Testime totale 1,231,564

Raste pozitive 174,168

Raste të shëruara 163,867

Raste Aktive 7548

Humbje jete 2,753

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3343

Durrës 885

Fier 700

Shkodër 604

Vlorë 434

Elbasan 377

Berat 266

Lezhë 259

Gjirokastër 226

Kukës 168

Korçë 152

Dibër 134