Transmetuar më 08-10-2021, 05:12

Mbërritën në vend reshjet e dendura të shiut. Dita e premte do të nisë me reshje shiu të herëpashershme e prej orëve të paradites reshjet në veri e qendër të vendit do të ndërpriten për ti lënë vendin kthjellimeve.

Reshjet e shiut do të mbeten të lokaliuara në zonat malore dhe në jug.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje 2-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton intensitet deri në 12-15m/s, duke sjellë valëzim të forcës 4.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10°C deri në 17°C në zonat e ulëta 15°C deri në 25°C në zonat bregdetare 15°C deri në 24°C

Ju urojmë një ditë të mbarë!