Transmetuar më 07-10-2021, 22:46

Duke filluar nga data 11 tetor, certifikatat e vaksinimit të qytetarëve shqiptarë do të njihen edhe në Britaninë e Madhe. Njoftimin e ka bërë ambasadori britanik në Tiranë i cili me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka bërë me dije lajmin e mirë.

“Lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe shtetasit e tjerë që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria. Nga 11 tetori, certifikatat e vaksinave të lëshuara në Shqipëri do të njihen edhe në Britaninë e Madhe”, shkruan ai.