Transmetuar më 07-10-2021, 20:11

Një femër pa shenja jete është gjetur sot në Malishevë, teksa familjarët e viktimës dyshojnë se ajo ka vdekur pasi është vaksinuar kundër COVID-19.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:00.

“Sot rreth orës 17:00, nga QKMF-e Malishevë është njoftuar Stacioni policor se nga familjaret e saj ishte sjellë një person – femër pa shenja jete. Rastit i është përgjigjur patrulla policore dhe njësia e hetimeve S.P. Malishevë, sipas mjekut kujdestar nuk vërehet ndonjë element dyshimi rreth vdekjes por në kontakt me familjarët e viktimës të njëjtit deklarojnë dhe dyshojnë se shkaktar i vdekjes mund të jetë vaksina Anti Covid-19 të cilën viktima e kishte marrë para tre dite në QKMF Malishevë”, deklaroi ai.

Gjurkaj tha se lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda ku me urdhër te tij rasti cilësohet si me lartë dhe trupi i pa jetë i viktimës merret nga instituti i mjekësisë ligjore ne Prishtinë për obduksion. /Telegrafi/